Grabitën kasafortën e një firme në Laprakë, pranga 3 të rinjve. Ja emrat

Tre të rinj janë vënë në pranga mëngjesin e sotëm pasi dyshohet të jenë autorët e grabitjes së një kasaforte në ambientet e një firme private në Laprakë.

Në pranga kanë rënë Florjand Lika, 21 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë, Sabri Çoku, 21 vjeç, banues në Tiranë, Hazret Zmakaj, 18 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i tyre vjen si bashkëpunim i komisariatit të policisë Nr. 3 dhe Nr. 6.

Këta shtetas, dyshohen se më datë 21.09.2016, ne orët e para të mëngjesit në rrugën “Dritan Hoxha”, në brendësi të një firme private, në pronësi të shtetasit A. N., kanë marrë kasafortën e kësaj firme, ku janë marrë rreth 200.000 leke, 400 paund dhe 245 euro.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këtyre shtetasve u është sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

Swiss Digital Mobile Reklama
  • Një sasi lekësh prej 100.000 leke
  • Një sasi prej 610 euro
  • Një automjet i tipit “Ford”
  • Aparate celulare
  • Disa vegla pune

Gjithashtu nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas janë të dyshuar si autorë të vjedhjes së ndodhur më datë 15.07.2016, tek kompleksi Malajzian, është vjedhur me thyerje, zyra e shtetasit I. D., ku kanë marrë një kompjuter dhe 140 euro.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatë së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Vjedhje” e kryer në bashkëpunim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?