Grabitja e argjendarisë në Paskuqan: Autorët shmangën rrugët kryesore, dyshohet se e vëzhguan dyqanin si klientë

Komisariati nr. 5 vijon hetimet për zbardhjen e grabitjes së argjendarisë në Paskuqan. Burime bëjnë me dije se 2 autorët, të maskuar, ndoqën të njëjtin itinerar për të kryer grabitjen.

Nga këqyrja e pamjeve të kamerave të sigurisë rezulton se dy autorët kanë përdorur rrugicat periferike të Kamzës, duke shmangur rrugët kryesore. Të njëjtin itinerar ndoqën edhe pas grabitjes.

Në momentin që hynë brenda në argjendari grabitën vetëm sende floriri të cilat shkojnë mbi 1.5 milionë lekë. Grupi hetimor ka dyshime se autorët e njohin mirë zonën, për shkak të itinerarit që kanë ndjekur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dyshohet se njëri prej autorëve të ketë shkuar si klient ditë më parë, pasi kishin dijeni të plotë ku ndodheshin bizhuteritë me vlerë të konsiderushme. Nuk përjashtohet mundësia që ata të kenë pasur bashkëpunëtorë të tjerë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Autorët nuk janë të njëjtit të grabitjes së 16 majit në një tjetër argjendari po në Kamëz, pasi të dy rezultojnë të arrestuar.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?