Grabitja e bankave, Tahiri dhe Sejko raportojnë tek “Ekonomia”

Grabitjet e shpeshta në bankat e nivelit të dytë por edhe vjedhja e informacioneve në sistemin bankar do të diskutohen sot në një mbledhje me dyer të mbyllura që do të mbajë komisioni parlamentar për Ekonominë dhe Financat. Kryetari i Komisionit ka thirrur në një seancë dëgjimore Ministrin e Brendshëm Sajmir Tahiri dhe Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Gent Sejko për të marrë nga këta dy zyrtarë të lartë informacione mbi masat shtesë për sigurinë fizike dhe atë të informacionit në sistemin bankar.

Mbledhja do të zhvillohet me dyer të mbyllura për shkak të ruajtjes së sekretit të informacionit që do të përcillet. Grabitja më e fundit e bankës së nivelit të dytë u krye pak muaj më parë në zonën e ish-bllokut ku policia arriti të arrestonte autorët pas disa javësh.

Ndërsa grabitja më spektakolare mbetet ajo e depozitave të një banke tjetër të nivelit të dytë në ambjentet e pistës së aeroportit të Rinasit. Kjo grabitje shkaktoi edhe një debat nëse kjo pjesë e aeroportit duhet të ruhet nga kompani private apo nga policia e shtetit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?