Grabitja e Rinasit, prokuroria analizon AND e të dyshuarve

Prokuroria po kryen analizat e AND për 8 të dyshuarit si autorë të grabitjes së blindit në rrugën e Rinasit.

Burime të besuara thanë se oficerët e policisë pak ditë më parë zbarkuan në qelitë ku mbahen të dyshuarit e arrestuar, duke iu marrë atyre kampionë nga pështyma, me qëllim ndërtimin e profilit gjenetik të AND-së.

Profilet do të krahasohen me gjurmët e gjetura në vendngjarje, ato në shtëpinë e Admir Muratajt, si dhe në tenxheret ku të dyshuarit futën paratë dhe i groposën në oborret e shtëpive të tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për këtë arsye, prokuroria ka vendosur zgjasë edhe për tre muaj afatet e hetimit, për të siguruar këtë provë që konsiderohet si kyçe në dosje, shkruan BW.

Swiss Digital Mobile Reklama

Grabitja e 3.2 milionë dollarëve në blindin e një banke të nivelit të dytë ndodhi në aksin qafë Kashar –Rinas mesditën e 9 shkurtit.

Deri me tani janë arrestuar 8 persona të dyshuar si të përfshirë në ngjarje, ku Admir Cerpja mban statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë.

Në kërkim janë shpallur dhe dy të dyshuar të tjerë, njëri prej të cilëve është Admir Murataj, i konsideruar si kreu i grupit kriminal.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?