Grabitje me armë në Vlorë, dy të plagosur

Dy persona të armatosur dhe të maskuar kanë tentuar të grabisin një banesë mbrëmjen e djeshme në Llakatund të Vlorës.

Por, ata janë pikasur nga kryefamiljarët, të cilët janë përleshur me grabitësit.

Këta të fundit më pas kanë përdorur armët, duke plagosur vëllezërit Resmi dhe Dane Torraj.

Burime të policisë thonë se dy kryefamiljarët janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, tashmë kanë nisur hetimet për identifikimin e dy grabitësve.

Ngjarja e rëndë ndodh pak javë pas asaj në Tiranë, kur Flamur Ymeri vrau dy të rinj në shtëpinë e tij, të cilët dyshohet se kishin hyrë për ta grabitur.

SHKARKO APP