Grabitjet me armë në Lezhë

Grabitje me armë në Lezhë. Tre persona me maska dhe të armatosur kanë grabitur një shtetas në hyrje të banesës së tij, raporton Ora.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:15 të mbrëmjes së 22 shkurtit 2015 në afërsi të fabrikës së tullave në Grykë-Zezë.

Petrit Shtjefni, sapo ka zbritur nga mjeti i tij fuoristradë ML me targa AA898GU, është gjendur përballë grabitësve, të cilët nën kërcënimin e armës i kanë kërkuar t’u dorëzonte lekët dhe sendet me vlerë që kishte me vete.

“Pas kundërshtimit të bërë nga ana e tij, autorët e kanë goditur me levë në kokë pa i shkaktuar dëmtime të rënda për jetën dhe i kanë marrë armën e zjarrit pistoletë mod.54 me nr.13028817, të cilën ky shtetas e mbante me leje, duke u larguar më pas në një zonë të pyllëzuar të zonës”, thuhet në njoftimin për media të policisë së Lezhës.

Nga ana e bluve po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprat penale të “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim.

SHKARKO APP