Gran Canaria dhe Las Palmas në flakë

“Rreth 1.000 njerëz nuk ishin në gjendje të ktheheshin në shtëpi në Gran Canaria të dielën, pasi disa zona  u evakuuan nga një zjarr i gjerë i përhapur në Parkun Kombëtar dhe një zone të popullarizuar nga pushuesit në ishullin Spanjoll”, thanë shërbimet e urgjencës.

Zjarrfikësit përdorën aeroplanët dhe helikopterët për të luftuar flakët e ashpra rreth 20 milje larg Las Palmas. “Zjarri përbën një kërcënim për disa qytete si dhe parkun kombëtar Tamadaba në perëndim të ishullit”, thanë autoritetet në Tëitter.

Dëshmitarja Carla Rodriguez e përshkroi skenën si “një nga imazhet më të dhimbshme që kam parë në jetën time”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rodriguez po shkonte në Juncalillo me disa miq në një festival lokal.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Herën e parë kur pashë zjarrin ne po arrinim devijimin drejt Juncalillo dhe e kuptova se sa afër ishte. Unë nuk e prisja atë, pasi kisha lexuar se ishte nën kontroll në zona të ndryshme,” i tha Rodriguez Reuters.

“Por pas festës, kur u kthyem, pamë  se sa zjarri kishte përparuar dhe dalë jashtë kontrollit. Ishte shkatërruese. Më dolën lotët pasi që unë e dua natyrën dhe duke parë se digjej në atë mënyrë ishte mjaft shqetësuese. “

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?