Gratë me kancer gjiri, Kryqi i Kuq fushatë për dhurimin e gjakut

Thirrjen për dhurim gjaku, Kryqi i Kuq dhe Banka e Gjakut, këtë herë e drejtuan për të ndihmuar gratë e diagnostikuar me kancer gjiri. Qytetarët që u përgjigjën ishin të shumtë, e një pjesë e konsiderueshme e tyre bashkoheshin për të disatën herë. Gjaku këtë herë shkon për gratë me kancer gjiri, ndaj të parat qe dhuruan ishin dy vajza.

Sekretari i Përgjithshëm i Kryqit të Kuq, Artur Katuçi, ngriti shqetësimin e vazhdueshëm të mungesës së rezerva në Bankën e Gjakut. Kjo situatë u përkeqësua edhe më shumë gjatë periudhës së pandemisë.

Nga pothuajse 7000 mijë njësi gjaku që mblidheshin çdo ditë, numri ka rënë ndjeshëm. Frika nga pandemia ka ndikuar edhe te numri i vullnetarëve, por përfaqësues të Kryqit të Kuq bëjnë thirrje për më shume sensibilizim, pasi janë marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur dhuruesit nga infektimi me Covid-19.

SHKARKO APP