Gratë shqiptare që luftojnë në Siri

Qamile Tahiri, 23 vjeçe, së bashku me dy fëmijët e saj, më i madhi vetëm pesë vjeç, ka gati një vit që jeton përkrah terroristëve të “Shtetit Islamik” në Siri (ISIS).

Kjo grua e re nga Mitrovica, fillimisht është nisur në drejtim të “Tokës së Shamit”, për të qëndruar afër bashkëshortit të saj Besim Tahiri, i cili atje kishte shkuar disa muaj para saj, por sot Qamilja ka kapur armët për të luftuar krah ISIS-it.

Një tjetër grua nga Gjilani, Shqipe Ajdini, bashkë me burrin e saj Sinan Muji, dhe vajzën Sara, vetëm tre vjeçe, në muajin gusht të vitit 2014, i ishte bashkangjitur luftës së “Shtetit Islamik” në Siri. Shqipja 30 vjeçe, ka pak muaj që është kthyer në Kosovë, me ndihmën e babait të saj Ilaz Ajdini, rreth një muaj pasi bashkëshorti i saj Sinani ka vdekur nga sulmet ajrore në Irak.

Mihane Baleci, është 23-vjeçarja tjetër, nga Drenasi, bashkëshortja e të burgosurit nën dyshimin për terrorizëm, Fitim Lladrovci, po ashtu ka qenë pjesë e ISIS-it.

Historitë e tyre janë të ndryshme, por kanë një gjë të përbashkët: vijnë nga familje të varfra, nuk kanë shkollim të lartë dhe mbi të gjitha asnjëra prej tri grave nuk vjen prej familjeve me ideologji “ekstreme”.

Historitë e tyre janë të ndryshme, por një gjë kanë të përbashkët: vijnë nga familje të varfra, nuk kanë shkollim të lartë dhe mbi të gjitha asnjëra prej tri grave nuk vjen prej familjeve me ideologji ekstreme.

Babai i Shqipes, Ilaz Ajdini kujton kur ka kuptuar se vajza e saj kishte shkuar në Siri.

“Kur kam kuptuar që vajza më ka shkuar në Siri, unë në atë moment kam thënë se ajo ka vdekur për mua”.

Ndonëse Ilazi ishte i zemëruar me vajzën e tij, për shkak se kishte shkuar në Siri, me të kuptuar lajmin se bashkëshorti i saj kishte vdekur, ai bëri çmos që ta kthente vajzën e tij në Kosovë, e cila tashmë jeton në banesë me prindërit së bashku me vajzën e saj.

“Si kam arritur ta kthej është sekret, por e kam kthyer pa ndihmën e Qeverisë, pa ndihmen e autoriteteve. Disa persona më kanë ndihmuar që Shqipja dhe mbesa Sara nga Siria të kthehen në Stamboll, dhe prej aty në Shkup”, tregon Ilazi.

Ilazi tregon se familja e tij është fetare por se thekson se “ne jemi myslimanë, sikur që kanë qenë me shekuj shqiptarët, që aspak nuk ka të bëjë me islamin që sot po e praktikojnë disa të rinj”.

Ai thotë se vajza e tij, Shqipja edhe para martesës ka praktikuar fenë, por pasi është martuar, ajo është mbuluar me të zeza.

“Pas martesës, ajo është mbuluar tërësisht me të zeza, për çka unë jam dhe kam qenë gjithmonë kundër, por ka qenë vendimi i saj dhe nuk kam pasur çfarë të bëjë”, thotë Ilazi për gazetën Zëri.

SHKARKO APP