Greqi, 4 shqiptarë të maskuar e të armatosur grabisin karburantin

Rreth orës 01:30 minuta të kësaj të enjte 4 shqiptarë të maskuar dhe të armatosur me kallashnikovë kanë kërcënuar punonjësin e një karburanti në afërsi të Kalpakit, Greqi.

Nën trysninë e armës punonjësi i karburantit N.Q, po ashtu shqiptar, ka dorëzuar shumën prej 1000 € ndërsa grabitësit kanë arritur të marrin edhe tre celularë.

Pasi kanë marrë paratë katër autorët, emrat e të cilëve nuk janë bërë ende të ditur nga policia greke janë larguar drejt pyllit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë policia greke pas një kërkimi intensiv ka bërë të mundur arrestimin e 4 shqiptarëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas autoriteteve policore të vendit fqinj shqiptarët janë autorë edhe të veprave të tjera penale si vjedhje dhe kërcënime me armë.

greqi grabitje

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?