Greqi, arrestohen 3 shqiptarë, futën nga kufiri 200 kg kanabis

Tre shtetas shqiptarë janë arrestuar për futjen dhe fshehjen  në territorin grek rreth 200 kg kanabis.

Tre të rinjtë, me moshë 19, 25 dhe 26 vjeç, u arrestuan në vendin e quajtur Agios Vlasis, rreth 30 km nga pika e kalimit kufitar të Qafë Botës.

Sipas policisë, të tre ata ishin vënë në mbikqyrje prej nga rezultoi se e kishin fshehur drogën në një zonë pyjore, pasi më parë e kishin sjellë nga Shqipëria nëpërmjet kufirit të gjelbër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vengjarje policia zbuloi 10 çanta udhëtimi, që përmbanin 98 paketa me kanabis,. Pesha e përgjithshme e drogës ishte 199,3 kilogramë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas policisë, ata do të dërgohen para prokurorit, që t’iu komunikohen akuzat për importim dhe posedim droge me qëllim trafikimin, por edhe për hyrje të paligjshme në Greqi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?