Greqi, arrestohen të dyshuarit për lidhje me terroristët në Belgjikë

Autoritetet greke kanë arrestuar disa persona të cilët janë marrë në pyetje pasi dyshohet se kanë lidhje me grupimin terrorist që po planifikonte sulme mbi policine belge.

Një zyrtar i policisë greke tha se nëse do të zbulohen prova të mjaftueshme, kampionë të ADN-së së të ndaluarve do të dërgoheshin në Belgjikë për hetime të mëtejshme.

Të shtunën paradite të 17 janarit 2015 mediat belge raportuan se autoritetet vendase kishin nisur kërkimet për një qytetar nga Brukseli, Abdulhamid Abaud, 27 vjeç, me origjinë marokene, që po fshihej në Greqi.

Ai dyshohet se është edhe udhëheqësi i një srë celulash terroriste të formuara ën Belgjikë. Policia greke ka marrë të dhëna mbi të dhe disa personave të tjerë, që dyshohet të kenë lidhje me grupimin belg, për të kontrolluar nëse kishin kaluar apo po qendronin në Greqi.

E gjithë Europa është vënë në alarm pas sulmeve të javës së kaluar në Paris, ku mbetën 17 të vrarë. Operacione policore për neutralizimin e celulave terroriste dhe parandalimin e sulemve të tjera janë kryer në Belgjikë, Francë dhe Gjermani, ku janë arrestuar dhjetra vetë. Megjithatë, nga hetimet e deritanishme, nuk është përcaktuar të ketë lidhje mes atentatorëve të Parisit dhe atyre në Belgjikë apo Gjermani.

SHKARKO APP