Greqi, një shqiptar kandidat për deputet në partinë e Papandreut

Nje shqiptar eshte pjese e listes se kandidateve, ne partine e re te ish Kryeministrit grek  Jorgos Papandreu.E ashtuquajtur Levizja E Socialisteve Demokrate,ka perzgjedhur nje jurist shqiptar nga Fieri,Pavllo Sota,i cili do te  kandidoj ne zgjedhejt e 25 janarit ne zonen A,e cilesuar me e veshtira dhe me e madhja ne Greqi.

Kandidati shqiptar,shpjegon prirjet e ketij subjekti te ri politik dhe nevojen e kreut te saj Papandreut,per emigrante te kesaj kategorie ne listat e tij zgjedhore.
 
 
“Është e vërtetë që Jorgos Papandreu është një figurë e shquar politike në Greqi, i cili ka dhënë kontributin e tij të veçantë sa i përket emigracionit dhe ka dhënë një mbështetje të jashtëzakonshme shqiptarëve. Përse ne mbështesin zotin Jorgo Papandreu. Sepse ai vjen me një parti të re, që kërkon ta pajisë me gjak të ri, me element të rinj, siç jemi ne, emigrantët e vjetër që kemi ardhur në Greqi. Prandaj dhe kërkon mbështetjen tonë.”
 
Sota rrefen per rendesine e ketyre zgjedhjeve ne historine e re greke,dhe rolin e tyre per komunitetin shqiptar ne Greqi.
 
 “Zgjedhjet e 25 janarit, që kandidojmë në A Athinë, në zonën më kryesore të Greqisë, janë shumë të rëndësishme për vetë faktin që ne, po të marrim mbështetjen e duhur nga emigrantët, ne do të kemi mundësi të futemi në parlamentin grek dhe të themi fjalën tonë. Prandaj dhe unë e mbështes Jorgo Papandreun dhe u bëj thirrje gjithë emigrantëve shqiptarë, bashkatdhetarëve tanë këtu, të mbështesim Jorgos Papandreun, të mbështesin edhe mua, të më jepni votën, që unë të kem mundësinë t’i përcjell të gjitha shqetësimet tuaja aty ku duhet, në parlamentin grek. Dhe le të jetë kjo një ditë historike që një shqiptar nga Myzeqeja e Fierit hodhi kandidaturën për deputet në Greqi.”
 
 
Kandidati shqiptar i levizjes se socialisteve demokrate ne Greqi,eshte optimist se subjekti do te kaloj pragun zgjedhor,me kontributin e komunitetit shqiptar dhe atij grek,duke i dhene mundesine te perfaqesohet ne parlament.
 
 “Po, kam besim të plotë. Ne shqiptarët bëjmë shumë për njëri- tjetrin, edhe në kushte të vështira, edhe në momente të vështira kemi treguar se cilët jemi. Njëkohësisht unë kam marrëdhënie shumë të mira edhe me grekët. Kam 25 vjet që jetoj në Greqi, me grekët jam krah për kah dhe kam shumë besim se do të marr shumë vota edhe nga ata.”

SHKARKO APP