Greva e doganierëve grekë, bllokohet lëvizja në Kakavijë

Të premten do të bllokohet lëvizja e mjeteve në doganën e Kakavijë, kjo si pasojë e grevës së doganierëve grekë.

Bllokimi sipas asaj që bëhet e ditur nga njoftimi i pikës kufitare do të jetë nga ora 07:00 deri në orën 23:00. Do të lejohen të qarkullojnë vetëm këmbësorët, mjetet e transportit të produkteve që prishen dhe automjetet që do kenë emergjenca shëndetësore.

“Policia Kufitare është njoftuar nga pala greke, se më datë 28.02.2025, nga ora 07:00 deri në orën 23:00, në PKK Kakavijë, nuk do të ketë lëvizje të mjeteve, për shkak të grevës së doganierëve grekë. Do të lejohen të qarkullojnë vetëm këmbësorët, mjetet e transportit të produkteve që prishen dhe automjetet që do kenë emergjenca shëndetësore”, thuhet në njoftim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?