Greva e shqiptarëve në burgjet e Korfuzit, ja çfarë kërkojnë ata
70 të burgosur të burgjeve të Korfuzit, pjesa dërrmuese e tyre me kombësi shqiptare, kanë hyrë në grevë urie, pasi kanë paraqitur një sërë kërkesash, duke përfshirë lehtësimin e rreptësisë së kritereve me të cilat vendosen licencat dhe lirimin me kusht.
Ata ngrenë një sërë çështjesh që kanë të bëjnë me rekrutimin e personelit mjekësor dhe punonjësve socialë, si dhe të një mjeku rezident. Një i burgosur, i cili foli me telefon për mediat shqiptare, kërkoi ndërhyrjen e ambasadës shqiptare pranë autoriteteve greke për të plotësuar kërkesat e tyre.
Sa i përket kërkesave për personel, të njëjtat burime nënvizuan se është bërë një shpallje si për punonjësit socialë ashtu edhe për infermierët, pozicione që pritet të plotësohen në muajt në vijim, ndërsa sa i përket mbulimit mjekësor, megjithëse ka njoftim, ende nuk është shfaqur interes për pozicionet në fjalë. Megjithatë, nevojat mbulohen me turne nga mjekët, dy deri në tre herë në javë në klinikën e Burgut. Ju rikujtojmë se, greva e urisë filloi të enjten (7 Dhjetor).