Gripi dhe i ftohti, mbushen spitalet e Korçës dhe Kukësit

Spitalet rajonale në rrethe kanë marrë masa për t’iu përgjigjur çdo rasti të rëndë që mund t’u paraqitet nga virusi i gripit dhe i ftohti. Në Korçë dhe Kukës, spitalet thonë se deri më tani kanë mundur të përballojnë çdo urgjencë, ndërkohë që po bëhen dhe furnizimet e vazhdueshme me medikamente.

I ftohti polar që ka përfshirë vendin tonë prej disa ditësh, ka sjellë një situatë të rënduar në spitalet e disa rretheve. Në Korçë, drejtues të spitalit rajonal thonë se po përballen me dy emergjenca, gripin AH3N1, dhe kushtet atmosferike, ku temperaturat ditën e dielë shënuan rekord -17 gradë celcius.

Edlira Bode, drejtore e Spitalit Rajonal të Korçës pohon: “Janë të sëmurët kronikë që rëndohen qoftë nga kushtet atmosferike qoftë nga një mbivendosje e infeksionit viral, por jo gjithmonë mund të bëhet një dallim. Temperaturat e ulëta e përkeqësojnë një sëmundje kronike. Duhet të them që në këtë epidemi gripi kemi vënë re më shumë raste të lehta më të gjitha simptomat e sëmundjes virale por me pak komplikacione”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Kukës, spitali rajonal është në gjendje gatishmërie, pasi qyteti verilindor, ditët e fundit, është ndër më të goditurit nga i ftohti arktik që ka përfshirë vendin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Hasije Zeneli,Drejtoreshe e Spitalit Rajonal Kukes: Kemi mungesa, por aktualisht mjekët kanë qëndruar 24 orë në spital dhe e kanë përballuar situatën.

Më herët drejtues të lartë të shëndetësisë si edhe shtabi i përgjithshëm i emergjencave u bëri thirrje qendrave shëndetësore në të gjithë vendin, që të marrin masat për të përballuar çdo rast që mund të paraqitej në këto ditë të ftohta dimri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?