Gripi, MSH konfirmon dy viktima në Sanatorium, mjekët thonë katër

Janë regjistruar viktimat e para si pasojë e simptomave të gripit. Burime nga spitali universitar “Shefqet Ndroqi” informojnë se të paktën 4 pacientë të sëmurë kronikë e kanë vdekur pasi janë prekur edhe nga gripi.

Burimet thonë se këtyre personave u janë marrë mostrat me të mbërritur në pavion dhe  u është dërguar përmbjellje tek Instituti i Shëndetit Publik ku ka rezultuar se është virus gripi.

Edhe ISHP konfirmon 2 viktima nga gripi, mjekët thonë 4

Swiss Digital Desktop Reklama

Instituti i Shëndetit Publik ka konfirmuar vdekjen e dy personave për shkak të gripit. Këto janë verifikuar nga analizat me tampon.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por burime nga stafi i mjekëve të spitalit “Shefqet Ndroqi” thonë se kanë vdekur 4 persona nga gripi, ndërkohë që 10 pacientë të tjerë gjenden të shtruar, në gjendje kritike për jetën.

“Ka fluks të shtuar pacientësh dhe për shkak të gripit gjendja rëndohet. Janë shtuar rastet e pacientëve nga rrethet që referohen në sanatorium”.

Ministria e shendetesise: Dy raste te konfirmuar

Ministria e Shëndetësisë informon se, aktualisht, janë vetëm dy raste të konfirmuara për persona që kanë ndërruar jetë, të cilët, përveç sëmundjeve të tjera, kanë rezultuar të prekur edhe nga virusi i gripit të stinës.

M. K., mashkull, 70 vjeç, banues në Tiranë, shtruar më datë 31 Dhjetor 2016, në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi,” me SPOK (?Sëmundje Pulmonare Obstruktive Kronike) të riakutizuar, insufiçencë respiratore dhe status gripalis, ndërruar jetë më datë 2 Janar 2017.

A. N., mashkull, 71 vjeç, banues në Tiranë, shtruar më datë 3 janar 2017, po në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”, me sëmundje kardiovaskulare dhe insuficiencë respiratore, ndërruar jetë po atë ditë.

Mjeku: Kemi 4 raste 
Edhe mjeku pneumolog Arjan Mezini për “Top Channel” konfirmoi: kemi pasur 4-5 vdekje gjatë kësaj periudhe, kryesisht të të sëmurëve kronikë që nuk kanë arritur të mbijetojnë. Gripi është bërë komplikacioni që i ka çuar në atë gjendje”.

Në spitalin “Shefqet Ndroqi”  gjatë periudhës së festave ka pasur fluks  që nuk ka qenë i zakonshëm për urgjencën e spitalit. Burime nga spitali bënë me dije për Ora News se gjatë peridhës  31 dhjetor – 1, 2, 3 janar ka pasur vdekje  kryesisht të pacientëve në mosha të mëdha 70-80 vjeçare të cilët kanë pasur komplikacione, por nuk janë vërtetuar se shkak kryesor ka qenë gripi.

Më 1 janar një djalë i ri 22 vjeç  humbi jetën pasi kishte ftohje të dyanshme.

/oranews

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?