Gruaja denoncon dhunën: “Do t’i djeg duart me mashë”. Burri ia kthen live: Ngele rrugëve

Në një kohë kur 39-vjeçarja nga Shijaku denoncoi dhunën e burrit të saj, me të cilin ka dy fëmijë, vjen dhe reagimi i tij live në emisionin ‘Me zemër të hapur’. Lindita u përball me bashkëshortin e saj ditën e sotme, ku ai mohoi kategorikisht akuzat e saj ndaj tij. Lik Dedaj në një lidhje telefonike pohoi se nuk e kishte dhunuar më gruan, ndërsa e shkuara për të ishte mbyllur. Ai shkoi edhe më tej me akuzat ndaj saj, ndërsa theksoi se ajo rrinte rrugëve dhe se i kishte marrë lekët dhe ishte larguar nga shtëpia.

Kercenimet e burritKercenimet e burrit

“Unë e di se kam një grua, me dy fëmijë. Jo dy gra. Madje i kam sjell dhe lekë në shtëpi, se jam në Itali. Ajo më mori lekët dhe iku nga shtëpia. Unë kam qenë i divorcuar para 6 vitesh. Vjet jemi martuar me dokumente, në dhjetor, se ka qenë e martuar. Se kam dhunuar tani, jam në Itali. Ato që ikën, ikën. Gruan e dua tek shtëpia, atje e kam lënë. Ajo mori lekët dhe bridhte nga Babrruja. Ça donte andej ajo? Del në internet, bën foto. Nëse unë jam fajtor ndaj asaj femre nuk pranon dënim, por varje. Nuk e kam dhunuar, ajo është larguar nga shtëpia. Ajo luan rrugëve”, tha bashkëshorti i Linditës, i cili aktualisht është emigrant në Itali.

Kercenimet e burritKercenimet e burritKercenimet e burritKercenimet e burrit

Po ashtu mësohet se Lik Dedaj ishte dënuar për ‘Dhunë në familje’ nga Gjykata e Durrësit me 6 muaj burg në vitin 2014.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?