Gruaja i jep fund jetës tragjikisht

Një grua i ka dhënë fund jetës në mënyrë të dhimbshme, duke u hedhur nga një shkëmb buzë lumit Vjosa.

Gjatë ditës së djeshme, e hënë, në lumin Vjosë në Përmet, është gjetur e mbytur pa shenja dhune, një grua 44 vjeçe, bëjnë me dije burime policore.

Vasilika J., 44 vjeçe banuese në Përmet, i kishte thënë familjes se do dilte të blinte diçka, por nuk është kthyer më. Të shqetësuar ata kanë nisur kërkimet ku vetëm pas disa orësh kanë gjetur trupin e pajetë në lumë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga hetimet paraprake rezulton se, në gjendje depresioni, gruaja është hedhur nga shkëmbi në lumë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Burime nga policia konfirmojnë se gruaja kurohej prej kohësh nga depresioni, por së fundmi gjendja e saj ishte rënduar. Në këto kushte ajo e ka pasur të pamundur përballimin e situatës dhe ishte mbyllur në vete, dhe vazhdimisht reflektonte mërzi.

Për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen materialet iu referuan Prokurorisë së Përmetit për vlerësim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?