Gruaja nga Lezha tregon tmerrin: Si më sulmuan në mes të natës në shtëpi, ulërita për ndihmë

“Dëgjova të krisurat e xhamave dhe derës nga gurët që binin në shtëpi. Ulërita dhe mora në telefon menjëherë policinë”. Kështu rrëfen në një prononcim për “BalkanWeb” 53-vjeçarja Rita Puka, banore e Shëngjinit, e cila natën e kaluar ka parë tmerr me sy, kur persona të paidentifikuar kanë hyrë në shtëpinë e saj duke shkatërruar çdo gjë.

grabitje-en-lezhe

“Isha në gjumë në dhomë dhe dëgjova zhurma të forta rreth orës 00:50. U zgjova e shokuar dhe kam bërtitur për ndihmë. Nuk dola nga dhoma, vetëm kam njoftuar policinë. Ata pastaj kanë ikur, ndërsa policia ka ardhur menjëherë”, tregon Rita.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, duke marrë fillimisht dëshminë e të dëmtuarës për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

grabitje-ne-lezhe-4

53-vjeçarja deklaron se nuk ka pasur probleme apo konflikte me persona në mënyrë që të dyshojë tek ndonjë. Ajo i bën thirrje policisë dhe shtetit për kapjen e autorëve pasi është e vetme në shtëpi dhe që nga dita e sotme ajo ndihet e rrezikuar çdo moment të vazhdoje jetesën normale në shtëpinë e saj në Shëngjin. “BalkanWeb” ka siguruar edhe fotot nga shtëpia e 53-vjeçares ku duken qartë dëmtimet dhe shenjat e dhunës në banesë.

grabitje-ne-lezhe-2

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?