Gruaja që vrau burrin në Gjirokastër: Pinte alkool dhe prishte paratë

Dituri Meni, 62-vjeçarja që vrau me thikë dy ditë më parë të shoqin në Gjirokastër, ka thënë se ai pinte alkool dhe prishte paratë.

Megjithatë, ajo ka thënë se nuk kishte si qëllim që ta vriste të shoqin 66-vjeçar.

“Burri im nuk ishte i disiplinuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai vinte vonë në shtëpi dhe pinte alkool. Dilte pasdite nga shtëpia dhe i harxhonte lekët nëpër lokale dhe në mbrëmje kthehej i dehur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mes nesh kishte pasur edhe herë të tjera debate, por kësaj herë ai më qëlloi.

Mu errësuan sytë dhe mora një thikë. Nuk desha ta vrisja, por kisha frikë pasi ai mu vërsul” ka thënë ajo gjatë dëshmisë së vet në polici.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?