“Gruan e vrava se më kishte prishur lekët”

Gjykata la lënë në burg Arben Muhajn. “Arrest me burg”, ishte masa e vendosur nga Gjykata e Fierit për 53-vjecarin Arben Muhaj, i cili akuzohet për vrasjen e bashkëshortes së tij Teuta Muhaj 51 vjeçe.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e së dielës në banesën e tyre në lagjen "Sheq i Madh" në Fier.

Kryetar i trupit gjykues ka qënë Roland Hysi, ndërsa prokuror i çështjes ishte Petrit Vukaj, i cili kërkoi edhe masën e sigurisë së “arrestit në burg”.

Ndërkohë avokat mbrojtës i të dyshuarit ka qënë Ardjan Abazi. Familjarë të autorit apo të viktimës nuk kanë qënë prezentë në zhvillimin e seancës gjyqësore.

Burime nga gjykata kanë pohuar se i akuzuari Muhaj, baba i tre djemëve pohoi se gruan nuk ka dashur që ta vriste dhe se ngjarja ka qënë aksidentale.

“Rrahjen e gruas e bëra për shkak se ajo më kishte prishur një sasi lekësh nga kursimet e familjes dhe nga puna që kam bërë për shumë vite si shofer furgoni në linjën Fier –Tiranë”, ka thënë Muhaj para gjykatës.

Ndërkohë çështja do ti kaloi gjykatës së Krimeve të Rënda e cila gjykon edhe krimet në familje.

Arben Muhaj ka qenë dhe më parë me precedent penal për vjedhje, plagosje e rëndë me dashje dhe prodhim për blerje e shitje të armëve të ftohta në ambjente publike.

Ai u lirua me kusht nga Gjykata e Apelit të Vlorës më 14 janar ndërsa mëngjesin e 18 janarit i mori jetën bashkëshortes se tij, nënë e tre fëmijëve.

SHKARKO APP