Grumbullimet tek mitingjet e Edi Ramës

Grumbullimet që bën kryeministri Edi Rama për fushatën elektorale janë estetike, por mbeten grumbullime që sipas Komitetit Teknik të Ekspertëve, nuk lejon që 10 veta të rrinë bashkë.

Në fjalën e tij para qytetarëve në Lezhë, Rama tha se nuk dëshironte që të infektonte me Covid-19 as edhe një qytetar.

”Duke qenë këtu së bashku por duke dhënë shembullin se nuk është koha për mitingje ngjitur e ngjitur me bori e me zhurmë por është koha për të çuar para të gjitha detyrimet tona. Nuk dua në asnjë mënyrë që të bëhemi shkaktarë të qoftë edhe një infektimi të vetëm. Prandaj shumë mirënjohje dhe shumë faleminderit”,-tha Rama.

SHKARKO APP