Grupi Demokrat kundër draftit të PS, Zeneli: Do të votojmë kundër
Deputetët e pakicës parlamentare kanë mbetur të pakënaqur me draftin e PS dhe nxitimit të mazhorancës për ta çuar me 1 tetor në parlament.
Në një prononcim për mediat, deputeti Alban Zeneli shpreh hapur votën e tij dhe të grupit parlamentar demokrat kundër propozimeve të mazhorancës, pasi sipas tij në atë dokument nuk janë implementuar pikat siç kishin rënë dakrod me 30 korrik.
Zeneli: Unë por edhe Grupi Demokrat nuk do të votojë asnjë draft jo vetëm të PS por çdo lloj partie që mund të vijë në kundërshtim me Kushtetutën. Kushetuta e miratuar me 30 korrik me shumicë votash nuk është ky variant. Ajo që kemi votuar së bashku është që vullneti i qytetarëve është ai që shkon në kuti, jo vullneti i kryetarëve por qytetarëve.