“Grusht Dekriminalizimit!”, Topalli: Mazhoranca, avokate e Frrokut

 

Kauza e dekriminalizimit sot ka marrë një grusht!," – thotë ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, në reagimin e saj mbi çështjen e deputetit Mark Frrokut, që për heqjen e mandatit pas 6 muaj mungesë, Kuvendi vendosi sot ta kalojë në Kushtetuese. 

"Njëlloj si avokati i Frrokut , këshilli i mandateve nën drejtimin e Ilir Metës , me propozimin e maxhorancës vendosi mos heqjen e mandatit , siç e parashikon Kushtetuta, të deputetit Mark Frroku, për gjoja interpretim Kushtetues."

"Por Gjykata Kushtetuese a shprehet për këtë rast nëse nuk ka një vendim të Kuvendit për mandat?"

"Këshilli i mandateve sot nuk pranoi të ushtrojë detyrat që i ngarkon rregullorja e parlamentit."

"Një gjë e tillë nuk ka ndodh në këto vite në Parlament!"

Sot këshilli lau duart si Pilati!

SHKARKO APP