Gushti nis me temperatura të larta, ja si parashikohet moti për këtë të shtunë

E shtuna do të dominohet nga mot i kthjellët dhe temperatura të larta, si pasojë e ndikimit të vazhdueshëm të masave ajrore të nxehta që kanë përfshirë vendin.

Sipas parashikimeve meteorologjike, termometri pritet të shënojë deri në 36°C gjatë orëve të mesditës, ndërsa temperaturat minimale gjatë natës do të zbresin në rreth 23°C.

Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i veriut me një shpejtësi mesatare prej rreth 5 m/s. Në intervale të caktuara, veçanërisht përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, ajo mund të forcohet deri në 10 m/s.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe kushtet në det paraqiten të favorshme, ku valëzimi parashikohet të jetë i ulët, me forcë 1-2 ballë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?