Habit avokati i Ermal Hoxhës: I ka shoqëruar kolumbianët si taksist (VIDEO)

Pas caktimit të masë së sigurisë ndaj nipit të Enver Hoxhës, ka folur avokati i tij, Asaf Hadëraj.

Deklaratat e tij kanë qenë të habitshme, teksa ka thënë se Ermali ka qenë taksist i dy kolumbianëve.

Jo vetëm kaq, por sipas tij, Ermal Hoxha është një njeri i papunë, pa shtëpi dhe që jeton me qera.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Po është e vërtetë, çdo njëri nga ne mund të shoqërohet me çdo person që hyn e del në Shqipëri për interesat e tij ekonomike. Ai i ka shoqëruar kolumbianët si taksist.

Swiss Digital Mobile Reklama

Si Ermal Hoxha ka lëvizur me Ferrari nëpër Shqipëri e Tiranë, kur ai s’ka makinë të tijën, është i papunë është pa shtëpi dhe jeton me qera?

I ka transportuar me makinën e vëllait të tij dhe kjo makinë është sekuestruar. Qëndrimi i klientit tim është ky, se s’ka pranuar akuzën”, u shpreh Haderaj.

Ai thotë se ndaj Ermal Hoxhës nuk ka asnjë provë. Hadëraj tha se do të kërkojë nga shkallët e tjera të gjykatave, lirimin e tij. “Ne kërkuam në Gjykatë që arrestimi i kryer në drejtim të klientit që përfaqësoj të konsiderohet i paligjshëm për faktin se në adresë të tij nuk ka asnjë provë konkrete që të ligjësojë arrestimin e tij dhe akuzën. Unë kërkova që masa e sigurisë “arrest me burg” të ndërrohet, duke u vendosur detyrim paraqitje.

Do të ndjekim shkallët e drejtësisë për të provuar të drejtat tona ligjore”, tha ai pas caktimit të masës së sigurisë për Ermal Hoxhën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?