Hakerët Serbë sulmojnë faqen e Ambasadës së Shqipërisë

Të ashtuquajturit “Hakerët Serb nga Kosova dhe Metohija”, kanë sulmuar llogarinë zyrtare në Twitter, të Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë.

Faqja e Ambasadës Shqiptare është sulmuar gjatë ditës së sotme duke vendosur fotografi me mbi shkrime se “Kosova është Serbia”, por pas disa minutave faqja e sulmuar është marrë nën kontroll prapë, raporton Insajderi.com.

Në njoftimin e hakerëve serb përmes një video të publikuar në Youtube shkruan se “Ky është mesazhi për shqiptarët dhe institucionet e tyre të rreme dhe të vetë shpallura në vendin tonë historik.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Sulmi i tyre është thirrur “në mbrojtjen e miqve të tyre tradicional francez nga trajtimet shqiptare ndaj francezëve dhe ambasadave të tyre” si dhe për të mbrojtur institucionet franceze në sundimin e drejtësisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sulmi vie pasi një ditë më parë një grup hakerësh nga Shqipëria të quajtur “Anonymous Albania”, kanë paralajmëruar sulme virtuale ndaj Qeverisë Franceze, pas arrestimit të Ramush Haradinaj në France.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?