Hapen burgjet në vend, Gjuzi: Po dal invalid. I riu: Dje do flisja me familjen, ma futën me gr*sht
Një nga të burgosurit e burgut të Drenovës, është edhe ky i ri, i cili tha për gazetarët se i kishte mbetur vetëm një muaj nga plotësimi io dënimit. Ai sqaroi se ishte dënuar për një kabull që kishte këputur me qëllim që ta shiste, ndërsa dënimi nga katër vite iu ul nga gjykata në 2 vite. “U shtyva ta bëja nga gjendja ekonomike, familja më ka lënë që të vogël. Sa i përket kushteve në burg janë të këqija, nëse ha ushqimin aty të zë gjumi. Këta përdorin edhe dhunë. Dje kisha për të dalë në skype për të folur me familjen, na u prish skype ata ma futën me grusht”, tha ai.
Kurse Dritan Gjuzi është një nga të burgosurit që doli nga burgu i Shënkollit. Ishte dënuar me 17 vite burg për trafik të lëndëve narkotike. 52 vjeçari nga Tirana u bë invalid në burg dhe para se të largohet përshëndet të gjithë.
Nuk harron të falenderojë Zotin që ia arriti kësaj dite. E motra nga Gjermania ka ardhur për ta marrë e së bashku do shkojnë tek i ati që është i sëmurë. ”Vëllai ka bërë burg në Greqi dhe 9 vite të tjera këtu. Për të njëjtën akuzë është dënuar dy herë pro do merret ai vetë me çështjen”.
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja sot ishte në burgun e Rrogozhinës, ku tha se janë rreth 780 të dënuar në të gjithë vendin kanë lënë qelitë pasi kanë përfituar nga amnistia. Ndërkohë, 800 të dënuar të tjerë përfitojnë ulje dënimi. Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, burgu i Drenovës në Korçë dhe ai i Shën Kollit në Lezhë janë të mbipopulluar. Ndërkohë, në prag të mbushjes janë edhe disa Institucione të tjerë të Ekzekutimit të Vendimeve Penale. Veç kostove, amnistia pritet t’i shërbejë edhe lehtësimit të burgjeve në drejtim të kapaciteteve.
Nga burgu doli edhe Fran Frrokaj, ish-kryebashkiaku i Lezhës. Teksa linte pas dyert e burgut ai tha: Kjo ishte një eksperiencë që uroj të mos e provojë askush. Ai u dënua me një vit e katër muaj burg, pasi u shpall fajtor për tjetërsimin e pronave te “Rana e Hedhun”.