Hapja e dosjeve, dy variantet përfshihen në kalendarin e punimeve të Kuvendit

Konferenca e Kryetarëve, e mbledhur para fillimit të seancës plenare, vendosi të përfshijë në programin tremujor të punimeve parlamentare dy variantet e projektligjit ‘për hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit”, të depozituara në Kuvend.

Në fund të vitit të kaluar një grupim i shoqërisë civile, i mbështetur nga dy deputetë të opozitës, Mesila Doda dhe Shpëtim Idrizi, përcolli për shqyrtim në parlament draftin në fjalë.

Më pas, në muajin dhjetor, qeveria i kaloi Kuvendit variantin e saj për dosjet.

Drafti i shoqërisë civile parashikon hapjen e dosjeve dhe lustracionin, ndërsa ai i qeverisë vetëm hapjen e dosjeve, sipas saj lustracioni është rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese. 

SHKARKO APP