Harta e fabrikave të riciklimit të plehrave në Shqipëri

15 kompani ushtrojnë aktivitetin pranë zonave të banuara midis Tiranës e Durrësit

Qeveria po kërkon të importojë mbetje nga jashtë për t’i ardhur në ndihmë kompanive të riciklimit të cilat sipas saj gjenden në vështirësi. Po ku janë të vendosura këto fabrika dhe çfarë mbetjesh përpunojnë?

15 fabrika riciklimi ushtrojne aktivitetin e tyre midis Tiranes dhe Durresit, por ne te gjithe vendin numri i kompanive te tilla sipas riciklo.al nje platforme ne internet qe mbeshtet aktoret qe punojne ne kete fushe arrin ne 30 te cilat shtrihen dhe ne rrethe si Berati, Bilishti, Dibra e Elbasani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tete prej ketyre kompanive te vendosura ne Vorë, Mëzez, Yzberisht, në fshatin Gjokaj në autostradën Tiranë¬-Durrës, në Vaqar, në Durrës, Bërxull¬-Domje dhe në Bregun e Lumit në Tiranë perpunojne mbetjet plastike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Specialistet e rendisin kete lende nder mbetjet me te rrezikshme dhe me ndikim te drejtperdrejt ne mjedis ndersa shtetet te ndryshme po perpiqen te minimizojne prodhimin e saj.

Po tete eshte edhe numri i fabrikave qe merren me riciklimin e metaleve si alumin, baker, bronx, hekur dhe celik dhe deri bateri.

Ekspertet tregojne se alumini pas riciklimit leshon ne ajer kimikate ndersa prodhon mbetje me permbajte te larte toksike te cilat nese nuk merren masat e duhura mund te kontaminojne ujerat nentokesor.

Baterite renditen nder mbetjet me te rrezikshme per mjedisin dhe shendetin e njeriut per shak te elementeve me te cilat mbushen ndersa letra cilesohet me me pak risk.

Keto fabrika jane te vendosura ne Mëzez dhe Marikaj, Durrës dhe në Bregun e Lumit në Tiranë.

Ndersa risku qe paraqesin mbjetje te tilla eshte i qarte pikepyetje lindin per teknologjite qe perdorin kompanite ne vendin tone, a jane ato te duhurat per te garantuar qe gazrat  apo lendet toksike qe gjenerohen pas procesit te riciklimit te kthehen ne rrezik per shendetin e njerezve?

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?