HEC- i Ulzës hap portat, në Fier lumi Gjanica rrezikon të dalë nga shtrati

Hapen portat e HEC-it të Ulzës pas reshjeve të dendura të shiut.Aktualisht po shkarkohet me 350 metër kub/sekond. Hapja e portave ka shtuar prurjet në lumin Mat, çka ka rritur frikën për përmbytje të mundshme në Tale dhe Shënkoll të Lezhës. Gjithçka nen alarm ne keto zona, pasi e dijne shume mire se çdo te thote te hapen portat e Ulzes.

Shtabi i emergjencave që ndodhet në terren për të monitoruar situatën, deklaron se momentalisht nuk ka asnjë zonë të përmbytur.

Edhe në qytetin e Fierit si pasojë e reshjeve intensive të shiut lumi Gjanica ka shtuar prurjet dhe ka rritur nivelin e ujit, duke rrezikuar të përmbytë ndërtesat përreth tij.

Shtabi i emergjencave në Fier ka paralajmëruar banorët që të marrin masat e të largohen prej banesave, ose të qëndrojnë në katet e dyta të godinave, si dhe të largojnë orenditë.Sipas shtabit të emergjencave, për shkak të prurjeve të shumta, Gjanica rrezikon të dalë nga shtrati në orët e pasdites.

SHKARKO APP