Helikopteri me drogë, 2 ushtarakë të dyshuar si bashkëpunëtorë të Fekës

 

Rrëzimi i helikopterit me drogë në Spanjë, që solli për pasojë edhe vdekjen e pilotit të FA, Major Sokol Feka, ka çuar në arrestimin e dy ushtarakëve, si të dyshuar për lidhjet e tyre me Majorin e përfshirë në ngjarjen e ndodhur.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes, e cila përmes një deklarate thekson se Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë prej mëse një viti kanë nisur një proces gjithëpërfshirës e të vijueshëm për forcimin e disiplinës dhe rregullit ushtarak brenda strukturave të tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ngjarja e ndodhur me Major Sokol Feka, përbën një shtysë në kryerjen më me cilësi të këtij procesi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në këtë kuadër, për thyerje të rëndë të disiplinës, Policia Ushtarake ka bërë ndalimin e dy ushtarakëve, një Major dhe një Kapiten, si të dyshuar për lidhjet e tyre me Majorin e përfshirë në ngjarjen e ndodhur.

Për të hedhur dritë të plotë mbi dyshimet e ngritura, Policia Ushtarake po bën kallëzimin në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i FA shprehin ven dosmërinë për të vijuar më tej thellimin e masave për forcimin e disiplinës në interes të kryerjes me sukses të misionit të tyre dhe ruajtjes së dinjitetit të figurës së ushtarakut.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?