Heqja e mandatit, Mark Frroku i pranishëm në Kuvend

 

Deputeti Mark Frroku do të jetë i pranishëm sonte në orën 18:00 gjatë mbledhjes së Këshillit të Rregullores dhe Imuniteteve, ku do të diskutohet për çështjen e mandatit.

Lajmi konfirmohet nga avokati i Saimir Visha “prania e Frrokut në mbledhje është detyrim ligjor”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deputetit Frroku i është plotësuar afati gjashtë­mujor i mungesës në Kuvend, ndërkohë që ai vijon të mbajë mandatin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Këshilli pritet që të shqyrtojnë cështjen dhe Frrokut mund t’i hiqet mandati i deputetit.

Deputeti akuzohet nga autoritetet belge si i përfshirë në një vrasje në Belgjikë, në vitin 1999.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?