Heronjtë e pengmarrjeve në Paris, 24 vjeçari fshehu në frigorifer 15 blerës të marketit

Së bashku me emrat e viktimave mediat kanë zbuluar edhe kush ishin heronjtë civilë të ngjarjes që mbërthyen në ankth e panik gjithë Francën.

Lassana Bathily, 24 vjeç është njëri prej tyre , një i ri mysliman që fshehu rreth 15 blerës në hipermarket në një prej dhomave frigorifer. Më pas ai ka arritur edhe të fikë dritat në ambjentin ku ndodheshin 15 pengjet në mënyrë që të mos ndjehej I ftohti si dhe të mbyllë derën duke  I shpëtuar ata nga pengmarrësi. Ai rrëfeu gjithashtu për policinë dhe mediat se si djali I një rabini u përpoq ti merrte armën Coulibalyt por u vra prej tij.

Një tjetër person i cilësuar hero është edhe Lilian Lepere, një dizenjator në shtypshkronjën ku u ngujuan dy vëllezërit Sheriff dhe Said Kuashi. Ai arriti të fshihej në një kuti kartoni vetëm pak metra larg dy terroristëve prej ku i dërgonte informacion të vlefshëm policisë për gjithcka që komunikonin dy vëllezërit dhe planet e tyre. Ai kishte arritur madje ti bënte të mundur policisë të dëgjonte gjithcka që thoshin dy vëllezërit Kuashi.

SHKARKO APP