Hetim farmacive, përfituan 500 mijë euro me receta fiktive

 

Prokuroria e Tiranës ka identifikuar 6 farmaci që kanë përfituar pará nga Fondi i Rimbursimit me receta të falsifikuara. Më parë, prokuroria kishte nisur hetimet edhe për katër farmaci të tjera.

Nga verifikimi i 47 farmacive të evidentuar nga auditi i brendshëm, janë identifikuar edhe 6 kompani farmaceutike që kanë dorëzuar pranë Fondit të Rimburësimit receta të falsifikuara.

Hetuesit thonë se këto receta janë dorëzuar nga farmacitë që kishin kontratë me fondin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësore për rimbursimin e ilaçeve.

Me dorëzimin e këtyre recetave, farmacitë janë rimbursuar me miliona lekë për ilaçe të cilat realisht nuk i kanë shitur por vetëm kanë dorëzuar receta false.

Për llogari të kësaj dosje fillimisht janë arrestuar disa persona, si zyrtarë të Fondit ashtu edhe administratorë e pronarë të katër farmacive, të cilat brenda pak muajve kanë përfituar rreth 500 mijë euro me receta të falsifikuara nga fondi i rimbursimit.

SHKARKO APP