Hetues gjermanë për drogën në Elbasan

Një grup hetuesish gjermanë kanë ardhur në Tiranë, për të zgjeruar hetimet në vend, pas arrestimeve të policisë shqiptare në laboratorin e drogës në Xibrakë të Elbasanit.

Sot rreth orës 13:00 të ditës së premte, një prokuror gjerman, një drejtues nga forcat e policisë gjermane dhe si përfaqësues i kësaj ambasade, kanë zhvilluar një takim me kreun e Prokurorisë për Krimet e Rënda, Eugen Beci. Mësohet se takimi ka zgjatur për rreth dy orë, ndërsa është diskutuar për ecurinë e hetimeve ndaj të arrestuarve, si dhe vijimin e operacionit për kapjen e personave të tjerë.

SHKARKO APP