Hiqet si pushues në Dhërmi, i vjedh kosovarit Iphone, portofolin e orën
Një adoleshent, vetëm 17 vjeç është arrestuar pasi akuzohet se u vidhte sende personale pushuesve në plazh.
Djaloshi nga Durrësi, i identifikuar me inicialet R.DH është arrestuar dje në vendin e quajtur ”Perivoll”, në fshatin Dhërmi.
“Gjatë kontrollit që kanë ushtruar nga policia në shazllonin ku ky shtetas po qëndronte, i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale : 2 aparate celular “iphone” ; 1 orë dore e markës ”Calvin Klein” dhe 1 portofol, të cilat i përkisnin shtetasit A.Rr., 18 vjeç, banues në Kosovë” informoi sot policia.
Gjithashtu i është gjendur edhe një sasi lënde narkotike Cannabis Sattiva me peshë prej 101 gramë lëndë narkotike Cannabis Sativa.
Materialet u referuan në Prokurori në ngarkim të tij për veprat penale ”Vjedhja”, dhe ”Prodhim dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 134 dhe 283/1 i Kodit Penal.

