“Hiqi ti plehrat…”, kënga e re për Edi Ramën (VIDEO)

Miratimi i ligjit për importin e mbetjeve dhe mbrojtja e tij me krenari të madhe nga Kryeministri Edi Rama, ka shkaktuar jo pak kritika në rrjetet sociale.

Por veç revoltave dhe fyerjeve ndaj Kryeministrit, dikush ka gjetur një mënyrë ndryshe për të ironizuar Ramën.

Aktori Julian Deda ka publikuar një video në Facebook, ku së bashku me kastin e aktorëve të ‘Apartamentit 2XL’ këndojnë një këngë komike e ironizuese kushtuar ‘plehrave’.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vargjet e këngës dëgjohet teksa i drejtohen Edi Ramës duke i thënë që plehrat t’i heqë ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Hiqi ti plehrat, hiqi ti plehrat, mos ki frikë! Pyete popullin që po vdes për ty….boll të kemi ty që po na merr frymën”, janë disa nga fjalët e këngës.

https://www.facebook.com/jdeda/videos/10207549440317026/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?