Holanda dhuron automjete për forcimin e Policisë Kufitare

Ministria e Drejtësisë dhe e Sigurisë e Mbretërisë së Holandës dhuroi automjete për Policinë Kufitare, në funksion të forcimit të kapaciteteve për përmbushjen sa më efikase të detyrave komplekse që lindin nga evolucioni i krimeve ndërkombëtare.

Donacioni, që pasqyron bashkëpunimin e ngushtë midis Policisë së Shtetit dhe agjencive ligjzbatuese holandeze, u dorëzua nga e Ngarkuara me Punë në Ambasadën e Holandës në Tiranë, Asli Cetinel, dhe nga drejtori i Përgjithshëm i Transportit dhe Shërbimeve në Ministrinë e Sigurisë dhe Drejtësisë.

Gjatë ceremonisë, drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin vuri në dukje se goditja e migracionit të paligjshëm mbetet një prioritet për strukturat e Policisë, pasi ky fenomen paraqet jo vetëm një ngarkesë për sistemet sociale, por edhe një shqetësim për sigurinë e komunitetit. Ai theksoi gjithashtu se bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë ka qenë jetik për forcimin e kapaciteteve kundër këtij fenomeni kriminal dhe se donacioni i sotëm, përveçse shton automjetet me elemente sigurie, është një shprehje e besimit dhe bashkëpunimit reciprok.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana e saj, Asli Cetinel u shpreh se migracioni mbetet një nga sfidat më të mëdha të kohës dhe përballimi i tij kërkon institucione të forta dhe bashkëpunim ndërkombëtar të ngushtë. Ajo theksoi se partneriteti midis Shqipërisë dhe Holandës është një shembull konkret i përgjegjësisë së përbashkët në luftën kundër migracionit të parregullt dhe trafikimit të qenieve njerëzore, dhe se përmes bashkëpunimit policor, shkëmbimit të informacionit dhe operacioneve të përbashkëta është arritur përparim domethënës në forcimin e sigurisë dhe menaxhimin e kufijve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dy automjetet e dhuruara do të vihen në funksion të punës së Qendrës së Mbyllur për të Huajt, në kuadër të Departamentit për Kufirin dhe Migracionin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?