Kryeministri Edi Rama ka publikuar foto nga darka e punës në Bruksel që u zhvillua mbrëmjen e djeshme, ku dhe është takuar me Presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa-s, ndërsa e ka cilësuar këtë të fundit si mikun e tij të çmuar.
“MIRËMËNGJES dhe me këto momente përpara darkës së mbrëmshme të punës në Bruksel, me Presidentin e Këshillit Europian dhe mikun tim të çmuar, António Costa, ju uroj një ditë të mbarë🇦🇱🤝🇪🇺”, shkruan Rama.
