
Khvicha Kvaratskhelia ka reaguar për herë të parë pas dëmtimit të rëndë që pësoi me Paris Saint-Germain, duke ndarë me tifozët një mesazh emocionues në rrjetet sociale. Sulmuesi gjeorgjian pranoi se po kalon një periudhë të vështirë, por u shpreh i vendosur për t’u rikthyer në fushë më i fortë se më parë.
Përmes një postimi në Instagram, ylli i PSG-së tregoi se e kishte përgatitur me shumë kujdes ndeshjen, pa e imagjinuar se do të përballej me një dëmtim të tillë. Ai rrëfeu gjithashtu se fillimisht e kishte pasur të vështirë të kuptonte arsyen e asaj që i ndodhi.
“Shumë njerëz më kanë pyetur për këtë situatë. Disa madje kanë thënë se të gjithë futbollistët e botës po luteshin për një barazim. Ndoshta është kështu, por para çdo ndeshjeje i kërkoja Zotit të më lejonte të largohesha nga fusha shëndoshë e mirë. Fatkeqësisht, këtë herë lutjet e mia nuk u plotësuan.
Kanë kaluar pak kohë, por ende pyes veten: pse pikërisht mua? Ndoshta jam përgatitur për këtë ndeshje më shumë se për çdo tjetër. Mendoja se isha gati për gjithçka, por jo për këtë. Megjithatë, e kuptoj se Zoti më ka zgjedhur dhe, nëse kjo do t’i shpëtojë lojtarët e skuadrës tjetër, jam gati të përballoj muajt e vështirë të punës, dhimbjes dhe lotëve.
E di se duhet të rikthehem më i fortë për njerëzit e mi, të cilët janë gjithmonë pranë meje. Ju premtoj se nuk do t’ju tradhtoj dhe nuk do t’ju zhgënjej. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen. Shihemi së shpejti”, përfundoi ylli gjeorgjian.
