Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 10:23 Erion Veliaj kopjon fjalimet e Ben Blushit, 10 vjet me vonesë! Erion Veliaj ka nisur sot një letër me sms gjithë anëtarëve të Asamblesë së PS. Sulmon kryeministrin Rama, ngre edhe disa probleme për të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Opozita
  • Nations League
  • Samiti NATO
  • Microsoft
  • Moti i keq
  • Burgu i Shkodrës
  • Veliaj
  • BBVK5
Lajmet e fundit
Në trend
  • Opozita
  • Nations League
  • Samiti NATO
  • Microsoft
  • Moti i keq
  • Burgu i Shkodrës
  • Veliaj
  • BBVK5
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Hoxha zbërthen Dritan Rexhepin: Iku pasi iu vra partneri, narkotrafikanti më i madh i Ekuadorit

Aktualitet E hënë, 13 Nëntor 2023 21:22
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Gazetari i njohjur i kronikës, Artan Hoxha ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku ka folur për arrestimin e Dritan Rexhepit, i njohur edhe si Gramos Rexhepi, një nga narkotrafikantët më të njohur shqiptar në botë, i cilësuar si kreu i kartelit të parë shqiptar. Hoxha tha se Rexhepi është larguar nga Ekuadori, pas vrasjes së partnerit të tij, narkotrafikantit më të rëndësishëm të Ekuadorit.

“Emri i vërtet është Gramos Rexhepi, pastaj e ka ndryshuar në Dritan Rexhepi dhe pastaj Lulzim Murataj. Lajmin për arrestimin e tij e publikoi fillimisht ministri i brendshëm turk. Ata ishin kujdesur që në pamje të dilte vetëm Rexhepi. Video u hodh në datën 10 nëntor. Në fakt Gramos Rexhepi është kapur ditën e mërkurë në orën 21:00, në Turqi, në një zonë periferike të Stambollit. Atje gjendej me dy fëmijët e mitur dhe bashkëshorten kolumbiane. Policia është kujdesur që tek pamjet të mos duken bashkëshortja dhe fëmijët. Është thënë se ka bërë rezistencë gjatë ndalimit, por forcat turke nuk të lënë shumë për të bërë rezistencë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Është vilë që sipas autoriteteve turke, ka qëndruar për më shumë se nëntë muaj. Në pasaportën e tij është gjetur vulë e 25 shtatorit, por dyshojnë se është e falsifikuar, po verifikojnë si ka hyrë dhe ka dalë. Atë natë në datën 8 në Stamboll janë kapur edhe 22 persona të tjerë, por janë mbajtur sekret të gjithë. Fakti që Gramos Rexhepi u dha me kaq bujë, është sepse ndryshe nga të tjerët, ai është dënuar në disa vende të BE edhe në Amerikën Latine. Ka marrë disa dënime, është arratisur disa herë nga burgjet. Pak a shumë veprat më të rënda që ka Kodi Penal, i ka bërë vetë, nuk ka pritur ti bëjnë të tjerët. Kjo ka plotësuar komponentët që ministri ta nxjerrë vetë dhe jo të lërë mediat.
Ditën e shtunë ka dalë në gjykatë. Do të qëndrojë 90 ditë në dispozicion, deri në momentin që vjen dokumentacioni për ekstradim, që e kërkon Italia dhe Shqipëria. Italia është vendi që e ka gjurmuar dhe që e ka gjetur. Turqit kanë vajtur me informacion.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ndërsa, Shqipëria është vendi ku ai kërkon të vijë. Kur u pyet në Ekuador, ka firmosur që të vijë në Shqipëri edhe pse ka këtu dënimet më të rënda. E veçanta është, nga momenti kur është ndaluar dhe deri tani, nuk është lejuar të takojë avokatët. Avokati nuk ka mundur ta kontaktojë, vetëm në sallën e gjyqit, por kanë thënë që edhe përkthyesi do të jetë i yni. Populli shqiptar ka një shprehje, ndonjëherë më mirë të të dalë syri se nami. Në Shqipëri, është dënuar me 25 vite për vrasje dhe katër vjet për falsifikim dhe një dënim për 2 vite për arratisje. Ka dënim me 16 vjet e 5 muaj për trafik narkotikësh në Itali. Ka edhe një dënim tjetër në Itali me 20 vite burg. Ka një dënim tjetër në Belgjikë. Pas kësaj ka dënim tjetër në Ekuador, 13 vite. Është njeri që ka marrë gati një shekull me dënime. Është dënuar thuajse në çdo vend ku ka kryer aktivitet.

Mund t'ju interesojë

Operacion në tre qytete, arrestohet 51-vjeçari për vjedhjen e automjeteve, dy bashkëpunëtorë në kërkim

Operacion në tre qytete, arrestohet 51-vjeçari për vjedhjen e automjeteve, dy bashkëpun...

Para 34 minutash
Plagosja e rëndë e 38-vjeçarit në Mirditë, arrestohet 23-vjeçari, në kërkim vëllai i tij

Plagosja e rëndë e 38-vjeçarit në Mirditë, arrestohet 23-vjeçari, në kërkim vëllai i tij

Para 1 ore
Çfarë do të ndodhë sot në Asamblenë e PS!

Çfarë do të ndodhë sot në Asamblenë e PS!

Para 1 ore

A është ky trafikant kaq i madh? Patjetër nuk është kaq i madh, sepse pastaj rrëzojmë kartelet e mëdha, por tek peronazhet shqiptare, është më i njohuri dhe më i dënuari. Ky ka trafikuar 140 milionë euro kokainë. Në fakt sot ka shqiptarë që kanë bërë më tepër. Janë 14 organizata, por ndryshe nga karteli që ka kokë, këta nuk operojnë si kartel, ka qenë një aleancë që ka patur distributor furnizimi dhe kjo i ka dhënë figurën qëndrore. Fakti që ka qenë në burg e ka ndihmuar atë. Ai ka qenë në burg në Itali, ka qëndruar me personazhe të famshëm të mafias italiane. Në Itali është arratisur. U kap në Spanjë dhe e ekstraduan në Belgjikë. Është arratisur disa herë.

Në Ekuador ka qëndruar me bosin e kartelit më të madh, Zambrano, njeriu që ka drejtuar narkotrafikun në Ekuador nga viti 2008 deri në 2020. Kur Zambrano është vrarë, Gramoz Rexhepi ka parë mundësinë të largohet. Parimi është nëse partneri yt vritet, duhet të largohesh, ndryshe ekzekutohesh”, tha Hoxha.

Etiketat e lidhura

Dritan Rexhepi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Erion Veliaj kopjon fjalimet e Ben Blushit, 10 vjet me vonesë!
Para 27 minutash

Erion Veliaj kopjon fjalimet e Ben Blushit, 10 vjet me vonesë!

Rama ndërpret transmetimin në Asamble: Dua të flas me familjen time politike
Para 29 minutash

Rama ndërpret transmetimin në Asamble: Dua të flas me familjen time politike

Operacion në tre qytete, arrestohet 51-vjeçari për vjedhjen e automjeteve, dy bashkëpunëtorë në kërkim
Para 34 minutash

Operacion në tre qytete, arrestohet 51-vjeçari për vjedhjen e automjeteve, dy bashkëpunëtorë në kërkim

PS mbledh Asamblenë në Lalëz, ministrat dhe deputetët mbërrijnë në takim
Para 51 minutash

PS mbledh Asamblenë në Lalëz, ministrat dhe deputetët mbërrijnë në takim

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 10 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

3 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 13 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

4 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
Para 14 orësh

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.