Humb jetën 60-vjeçari, u aksidentua gjatë punës në minierën e Bulqizës
Një minator, i cili u aksidentua gjatë punës në minierë në Bulqizë, ka humbur jetën
60-vjeçari Zini Murati është dërguar pa shenja jete në spital rreth orës 11:30.
Policia ka shoqëruar personat përgjegjës dhe grupi po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e ngjarjes.
“Rreth orës 11.30, është dërguar në spital pa shenja jete, shtetasi Z.M., rreth 60 vjeç, i cili dyshohet se është aksidentuar gjatë punës në një subjekt minerar, në Bulqizë.
Policia po shoqëron personat përgjegjës, ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e ngjarjes”, raporton policia.