Humb jetën ish-polici, pas një konfrontimi fizik në tregun Çam

Një konflikt fizik mes dy personave ka rezultuar tragjik për jetën e një tregtari, që ushtronte aktivitetin e tij në zonën e njohur si “Tregu Çam”. Ish-shefi i komisariatit numër 1 në Tiranë, Azem Duraku, ka gjetur vdekjen këtë të mërkurë, teksa pas sherrit ai është goditur me grusht dhe ka përplasur kokën në një pjesë betoni. Konflikti nisi fillimisht me fjalë mes tij dhe shtetasit, Florian Keta, më pas degjeneroi në një konfrontim fizik.  Ngjarja ndodhi në kryqëzimin e “Myslym Shyrit” me tregun Çam dhe pas njoftimit policia shkoi menjëherë  në vendngjarje dhe arrestoi në flagrancë autorin, Floriuan Keta,  i cili ka pranuar se ishte aq që qëlloi 56-vjeçarin. Sipas informacioneve paraprake dyshohet që gjithçka të ketë nisur pas një konflikti të çastit mes ish-efektivit të policisë dhe autorit që i shkaktoi vdekjen Azem Durakut. 

SHKARKO APP