Hyn në fuqi rregullorja e GJKKO që censuron mediat, shoqatat e gazetarëve: Do ta atakojmë me të gjitha mjetet

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka reaguar pas hyrjes në fuqi, nga sot, 1 shtator, të Rregullores së re të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

AGSH shpreh keqardhje dhe zhgënjim, duke theksuar se rregullorja u miratua pavarësisht shqetësimeve të ngritura më herët nga gazetarët dhe organizatat e medias, veçanërisht për kufizimin e përdorimit të telefonave celularë gjatë seancave gjyqësore.

Kreu i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, Aleksandër Çipa, në një intervistë për Report Tv, i bëri thirrje drejtuesit të GJKKO-së, Erion Bani që të rishqyrtojë rregulloren dhe të marrë në konsideratë edhe propozimet e bëra nga komuniteti i medias.

Swiss Digital Desktop Reklama

Jemi të vendosur për ta zhbërë këtë. Kemi të bëjmë me rregullore dhe jo me ligj, një rregullore mund të rishqyrtohet kur ka të bëjë me cedime të tilla”, tha Çipa.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rregullorja që ka vendosur GJKKO është jo vetëm censuruese, por është ceduese me Kushtetutën e Shqipërisë. Do atakohet jo vetëm nga komuniteti ynë profesional, por edhe nga grupe të tjera të interesit qytetar dhe të drejtës ligjore. Kjo rregullore krijon një precedent të rrezikshëm”, shtoi ai.

Reagim i Asociacionit të Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH)

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) shpreh keqardhjen dhe zhgënjimin që, prej sot, 1 shtator, ka hyrë në fuqi Rregullorja e re e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), pavarësisht shqetësimeve dhe rekomandimeve të ngritura më herët nga komuniteti i gazetarëve dhe organizatat vendase e ndërkombëtare të medias.

AGSH kishte kërkuar që përpara hyrjes në fuqi të Rregullores të zhvillohej një proces konsultimi me gazetarët dhe organizatat përfaqësuese të medias, veçanërisht për dispozitat që ndikojnë drejtpërdrejt në punën e reporterëve, përfshirë kufizimin e përdorimit të telefonave celularë gjatë seancave gjyqësore.

Ne vlerësojmë rolin dhe përgjegjësinë e GJKKO-së për garantimin e mbarëvajtjes së proceseve gjyqësore, por besojmë se ky objektiv mund dhe duhet të harmonizohet me të drejtën e medias për të raportuar dhe me të drejtën e publikut për t’u informuar.

Ne mbetemi të gatshëm për bashkëpunim dhe dialog konstruktiv, por do të përdorim të gjitha mjetet për ta atakuar këtë vendim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?