I akuzuari në Prizren, për vepën penale “Dhunimi”, vihet në pranga në Dibër

Policia ka njoftuar se i akuzuar nga Gjykata Themelore e Prizrenit , për vepën penale “Dhunimi”, kapet në Dibër dhe vihet në pranga, me qëllim ekstradimi në Kosovë, 25-vjeçari.
Si rezultat i shkëmbimit të informacioneve dhe mirëkoordinimit të punës, ndërmjet strukturave hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër dhe agjencive ligjzbatuese në Kosovë, u bë e mundur kapja në Maqellarë dhe arrestimi, me qëllim ekstradimin në Kosovë, i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar S.R., 25 vjeç, banues në Prizren, Kosovë.
Gjykata Themelore e Prizrenit i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhunimi” , parashikuar nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës.
Interpol Tirana po bashkëpunon me agjencitë ligjzbatuese në Kosovë, për ekstradimin e 25-vjeçarit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjyaktës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?