I arrestuari për pedofili vdes në spital

Maksim Liço i arrestuar për pedofili, pasi duke qenë kreu i një shoqate jetimësh ofronte shërbime në këmbim të seksit me të miturit, ka ndërruar jetw nw spital. Ai ishte i shtruar në QSUT që në fund të muajit dhjetor të vitit të kaluar pasi vuante nga një sëmundje e rëndë. Ka qenë emisioni investigativ “Fiks Fare” që ka zbuluar këtë skandal pas mbërritjes në redaksinë e emisionit të një provë komprometuese. Në 2 tetor 2014 Policia e Tiranës e vuri në pranga Maksim Liçon, kreun e shoqatës “Jetimët në fokus”. Arrestimi i tij u krye pas zbulimit se si Maksim Liço kërkoi favore seksuale në këmbim të sigurimit të statusit të jetimit për një të mitur. Emisioni “Fiks Fare” për dy ditë me radhë zbuloi biseda mes kreu të shoqatës dhe të djalit të paraqitur si jetim 16-vjeçar, se si Maksim Liço i premton se do ta ndihmojë ekonomikisht, do i japë statusin e jetimit dhe se si në këmbim i kërkon kryerjen e marrëdhënieve seksuale.

SHKARKO APP