I dashuri më kërcënoi se do të më vriste djalin, punova si prostitutë në Itali për 150 euro

Prokuroria për Krime të Rënda ka përfunduar hetimet për 35-vjeçarin që shfrytëzoi për ushtrim prostitucioni një vajzë nga Elbasani. Konkretisht në gjykatë është dërguar dosja për Gjergji Korën, i cili akuzohet për kryerjen e veprës penale të “Trafikimit të personave të rritur”, në dëm të nënës me një fëmijë, M.Rr. Kjo e fundit, në tetor të vitit 2013 ka bërë denoncimin pranë Policisë së Elbasanit ndaj shfrytëzuesit të saj, sipas të cilës e ka detyruar për të kryer profesionin e prostitutës në shtetin italian. Gjatë denoncimit, 22-vjeçarja ka sqaruar se ka qenë e martuar më parë dhe nga kjo martesë ka një djalë, të cilin në momentin që është larguar drejt Italisë, e ka lënë te prindërit e saj. Vajza ka denoncuar se arsyeja se përse ajo nuk ka mundur të largohet herët nga shfrytëzuesi ka qenë pikërisht djali i saj, pasi Kora e ka kërcënuar se do e vriste atë.

Njohja
“Në vitin 2013, pikërisht në qytetin e Tiranës, M.Rr është njohur me një person të quajtur Gjergji Kora, i cili e ka ftuar për kafe në një lokal të ndodhur pranë pallatit me shigjeta. Atje ai i ka shprehur interesimin ndaj saj, se kishte disa kohë që e kishte pasur në vëzhgim si në Elbasan, ashtu edhe në Tiranë dhe se ndjente pëlqim ndaj saj. Gjergji i ka propozuar asaj të krijonin lidhje bashkë dhe që të shkonin në Itali për të punuar, pasi në Shqipëri nuk kishin se çfarë të bënin. M.RR e ka pyetur se çfarë pune do të bënte ajo në Itali dhe Gjergji i është përgjigjur se do të punonte si pastruese. M. ka rënë dakord, por i ka shprehur ndërkohë Gjergjit shqetësimin e saj se nuk kishte pasaportë për të lëvizur jashtë shtetit dhe se madje, nuk kishte as para që të aplikonte për marrjen e saj. Gjergji është ofruar t’ia japë ai paratë për pasaportën. Pas dy–tri ditësh ai i ka dhënë asaj shumën e parave që nevojitej. M. ka aplikuar për pasaportë dhe për katër–pesë ditë…/BW

SHKARKO APP