I del përpara makinës për ta ndalur, vdes 49 vjeçari
Një 49 vjeçar ka gjetur vdekjen, pasi ka dalë përpara makinës për ta ndalur, teksa rrëshqiste në një dishezë.
Policia bën me dije se familjarët kanë dërguar pa jetë në spitalin shtetasin Xh.M, 49 vjeç.
“Nga veprimet e kryera, rezultoi se i ndjeri kishte lënë mjetin të pa siguruar dhe i ka rrëshqitur për shkak të terrenit që ka qenë dishezë. Ai i ka dalë përpara për ta ndaluar por mjeti e ka marrë përpara dhe personi ka gjetur vdekjen”, sqaron policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për ngjarje aksidentale.

